Sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë në ora 12:00 mbahet “Ora e Lirisë” për të nderuar luftën çlirimtare të UÇK-së dhe dëshmorëve të rënë për liri.

Punimet e tyre do t’i lexojnë rreth 40 poetë nga vise të ndryshme të trojeve shqiptare, kurse poezia më e mirë e vlerësuar nga juria letrare do të nderohet me çmimin letrar “Adem Demaçi”.

Në këtë akademi do të marrin pjesë anëtarë të LSHK-së dhe poetë që kanë marrë pjesë në konkursin letrar të LSHK-së. Ndërkohë Kuvendi i Kosovës do të ketë seancë të posaçme si dhe ceremoni kushtuar luftës çlirimtare të UÇK-së.

Artikulli paraprakMESDITA DO TË SJELLË KTHJELLIME NË TË GJITHË VENDIN, JA SA DO TË RRITEN TEMPERATURAT
Artikulli tjetërI DËNUAR NË 2018 PËR TRAFIK DROGE, ARRESTOHET NË LEZHË 24- VJEÇARI