Mbahet sot një mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi.
Ka qenë i zoti i shtëpisë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazović a që ka pritur në një ceremoni zyrtare homologun e tij shqiptar, Edi Ramën dhe ministrat e tij.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve në Podgoricë. Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh, mes tyre marrëveshja Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.
Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazović dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.