E sotmja do të jetë një dite e freskët. Sipas MeteoAlb, depërtimi i një mase ajrore të ftohtë nga veriu i Europës drejt vendit tonë do të sjellë vranësira dhe shira në të gjithë territorin, herë pas here rrebeshe shoqëruar me mini stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike.

Në zona të izoluara priten stuhi breshëri. Nuk do të mungojnë gjithashtu intervalet me kthjellime, kryesisht në ultësirën perëndimore. Megjithatë moti mbetet i paqëndrueshëm pothuajse gjatë gjithë ditës ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Artikulli paraprakSOT KURBAN BAJRAMI, BUJAR SPAHIU THIRRJE TË RINJVE: MOS U LARGONI NGA VENDI
Artikulli tjetërELON MUSK TËRHIQET NGA MARRËVESHJA PËR TË BLERË TWITTER, BIEN AKSIONET E KOMPANISË