Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare ku do të diskutohet fatura dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Kuvendi, përveç se do të votojë për dhurimin e 17 apartamenteve në pronësi të bashkisë së Tiranës për banorët e dëmtuar nga tërmeti, po ashtu pritet të miratojë edhe disa ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore pasi synohet që nëpërmjet aktit normativ të përcaktohen dy kategori personash përfitues ndër të dëmtuarit.

Edhe pse buxheti 2020 pritet të miratohet parimisht në parlament me një shumicë të thjeshtë, ky draft do të pësojë ndryshime thelbësore në komisionin e Ekonomisë kur të shqyrtohet nen për nen. Pjesë e buxhetit 2020 do të jetë edhe një fond që do të parashikohet për programin e rindërtimit të banesave.

Ndërkohë në seancën e ditës së sotme pritet të zgjidhet edhe kryeprokurori. Në garë për këtë post janë Prokurororja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, dhe dy prokurorët Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj. Fituesi duhet të marrë të paktën 84 vota (3/5) përndryshe emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Parlamenti do do të votojë rezolutën anti-ruse për financimin e partive politike gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Artikulli paraprakRAMA FLET PËR TË FEJUARËN E DJALIT: KJO HUMBJE VETËM SA SHTOI DETYRIMIN TIM PËR TË BËRË GJITHÇKA
Artikulli tjetërRESHJE SHIU DHE BORE? NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME