Për të gjithë ata që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane DV 2025, aplikimet hapen sot në orën 18.00 me orën lokale të Shqipërisë.
Ambasada amerikane në Tiranë thotë se aplikimet do të zgjasin pak më shumë se një muaj për t’u mbyllur më 7 nëntor.
Ambasada amerikane thotë se aplikimi është si çdo vit pa pagesë dhe i ftojnë të interesuarit që të lexojnë me kujdes udhëzimit kundër mashtrimeve në faqen: travel.state.gov/dv.
Në njoftim thuhet se individët që paraqesin më shumë se një aplikim gjatë periudhës së regjistrimit do të skualifikohen.