Zyrtarët e lartë të mbi 30 vendeve evropiane, mblidhen sot në Sofje të Bullgarisë në takimin e lartë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi që është i pari i këtij lloji pas 15 vjetësh, synon të rikonfirmojë ardhmërinë evropiane të vendeve të rajonit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se takimi i së enjtes është një mundësi për të dyja palët.

Për të ritheksuar se ardhmëria evropiane mbetet zgjedhje gjeostrategjike e Ballkanit. Ne duam të demonstrojmë se na intereson për zhvillimin social ekonomik të rajonit.

Investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda Ballkanit Perëndimorë, është në interesin më të mirë të Bashkimit Evropian…

Shpresojmë t’i sjellim më afër miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor“, tha zoti Tusk.

Takimi i sotëm shihet si një rikthim i vëmendjes së Bashkimit Evropian drejt Ballkanit pas një periudhe të gjatë, por ai nuk pritet të jetë më konkret nga ç’kishte qenë takimi i Selanikut 15 vjet më parë.

Zyrtarët evropian pritet të ritheksojnë qëndrimin se Bashkimi Evropian nuk do të pranojë asnjë vend që nuk i ka të zgjidhura konfliktet dypalëshe, duke vënë theksin tek normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zgjidhja e kontestit rreth emrit të Maqedonisë.

Udhëheqësit e lartë evropian do të trajtojnë në Sofje edhe sfidat tjera më të cilat përballet Bashkimi Evropian.

Për të qenë subjekt dhe jo objekt i politikës globale, Evropa duhet të jetë e bashkuar ekonomikisht, politikisht dhe po ashtu ushtarakisht si kurrë më parë“, tha Tusk duke nënvizuar se përveç sfidave tradicionale politike,

siç janë ndikimi i Kinës dhe qasja agresive e Rusisë, tash Evropa po përballet me dukurinë e re që ai e quajti qasje tekanjoze të administratës amerikane.

Duke parë vendimet e fundit të presidentit Trump, dikush do të thoshte, me miq të tillë, kujt i duhen armiqtë“, tha zoti Tusk duke kritikuar vendimin presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore më Iranin

por edhe vendosjen e tarifave shtesë mbi importet e aluminit dhe çelikut, në emër të sigurisë kombëtare.

Artikulli paraprakPD: XHAFAJ PARALAJMËROI RAMËN SE LARGIMI I TIJ DO RRËZOJË QEVERINË
Artikulli tjetërRUSI, GRUAJA MË E VJETËR NË BOTË: “NË 129 VITE JETË, NUK PASHË KURRË NJË DITË TË BUKUR”