POR ENDE KA FRIKË SE SEPARATISTËT RUS MUND TË SHKELIN MARRËVESHJEN. Pas disa ditë sulmesh të egra, armëpushimi hyri në fuqi orët e para të së dielës

, por u shoqërua nga akuza dhune Presidenti Petro Poroshenko urdhëroi ushtrinë ukrahinase të ndalonte sulmet kundra militantëve pro-rusë në lindje të vendit. Edhe separatistët në Donesk gjithashtu njoftuan për armëpushim. Ky armëpushim i jep fund 10 muajve të dhushme në lindje të vendit. Por 90 minuta pasi armëpushimi nisi, zyrtarët ukrahinas raportuan një bombardim në një zonë ushtarake në afërsi të rajonit Luhansk. Edhe separatistët kanë akuzuar ushtrinë qeveritare se ka vendosur artilierinë e rëndë pranë vijës së frontit pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga liderët perëndimorë dhe presidenti rus, Vladimir Putin. Para nisjes së armëpushimit, rebelët janë përpjekur të fitojnë sa më tepër terren të jetë e mundur megjithatë, Debaltseve dhe qyteza fqinje, Artemivsk janë ende nën kontrollin e ushtrisë së Kievit, edhe pse janë mes dy territoresh të kontrolluar nga separatistët. Marrëveshja e paqes e arritur në Minsk të Bjellorusisë, ndiqet nga dyshime të shumta rreth zbatimit të duhur të këtij armëpushimi. Një hije e madhe mosbesimi gjendet tek të dy palët. Në fjalimin e tij rreth armëpushimit, Poroshenko tha se trupat ukrahinase kontrollojnë qytetin dhe paralajmëroi militantët të qëndrojnë larg. “Unë mendoj se përdorimi i situatës së tensionuar në periferi të Debaltseve nga militantët-terroristët-mercenarët përbën një kërcënim të madh, gjë që mund të shkelë regjimin e armëpushimit,” tha Poroshenko. Separatistë pohuan se e kishin rrethuar qytetin Debaltseve. Poroshenko paralajmëroi se nëse separatistët nuk i përmbahen armëpushimit, ai do të shpallte gjëndjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Ukrahinës

Artikulli paraprakMIGRIMI I KOSOVARËVE, SHKAK GJËNDJA SOCIALE DHE HUMBJA E BESIMIT
Artikulli tjetërPËRMIRËSIMI I KUSHTEVE SOCIALE NË ZONAT MALORE