Duke nisur nga dita e sotme deri në 17 korrik do të ketë kufizim të qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës, për shkak të disa punimeve që do të bëhen në këtë aks.

ARRSH dhe Policia Rrugore thonë se rehabilitimi do të jetë në sistemin e ndriçimit në Autostradën Tiranë-Durrës, nga Km 0+000 deri në Km 14+750, Segmenti rrugor: ish Dogana-Qafë Kashar-Vorë.

Qarkullimi i mjeteve në pjesën ku do të kryhen punimet do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 1 korsi (Punimet kryhen vetëm gjatë njërit drejtim të rrugës) dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve te zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.

Artikulli paraprakVUÇIÇ-NDËRKOMBËTARËVE: MUND TË MË VRISNI, POR KOSOVËN NUK E NJOH
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SHKOLLË, 1 NXËNËS I VRARË, 8 TË PLAGOSUR