Kjo e martë shënon 1-vjetorin e sulmit terrorist serb në Banjskë, ku humbi jetën polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ambasada gjermane në Prishtinë përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar këtë ditë, e cila kërkon që të vendoset drejtësia, ku i kujton Beogradit që Milan Radoiçiç, autori i dyshuar është ende i lirë në Serbi.

“Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku humbi jetën. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiq, autori i dyshuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi.

Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime.”, shkruan Ambasada gjermane në Prishtinë.

Artikulli paraprakRAMA PUBLIKON PAMJET NGA PROJEKTI PËR RIKONSTRUKSIONIN E SHKOLLËS “ARBEN BROCI” NË SHKODËR: PJESË E NJË ZINXHIRI VEPRASH NË MBËSHTETJE TË ARSIMIT PROFESIONAL
Artikulli tjetërBILANCI MË TRAGJIK QË PREJ VITIT 2006, SULMET AJRORE IZRAELITE VRASIN MBI 492 NJERËZ NË LIBAN