Parlamenti i Kosovës do të mblidhet të premten në orën 11:00 për të zgjedhur presidentin e ri, me gjithë kundërshtimin e partive opozitare.

Në garë janë dy kandidatë: Hashim Thaçi dhe Rafet Rama. Përfaqësuesit dhe përkrahësit e opozitës janë vendosur në sheshin përballë qeverisë dhe parlamentit për të kundërshtuar zgjedhjen. Kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: Zhvillimi i zgjedhjeve të reja. Protesta e opozitës parashikohet të zhvillohet në orën 10:00. Përveç partive opozitare edhe disa deputetë të partive në pushtet kundërshtojnë kandidaturën e Hashim Thaçit. Tv Klan

Artikulli paraprakNDESHJET E EUROPA LEAGUE
Artikulli tjetërKRIZA E REFUGJATËVE, GJYKATA E FRANCËS VENDOS EVAKUIMIN E KAMPIT “JUNGLE”