Shteti simbol i botës, i lirisë dhe i demokracisë, Amerika, shënon sot festën më të madhe kombëtare, 247-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Në Shqipëri për festën e Pavarësisë së Amerikës, ndodhet edhe presidentit 42-të i SHBA-së Bill Clinton i cili u mirëprit dje nga kryeministri Edi Rama me ceremoni shtetërore si dhe u nderua me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” për ti thënë faleminderit për atë që ka bërë për shqiptarët dhe Kosovën.

Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto nga takimi me ish-presidentit amerikan, e ka uruar Amerikën për ditën e Pavarësisë.

‘Gëzuar 4 korrikun Amerikë. Zoti ju bekoftë!’ shkruan Rama.

Artikulli paraprakKTHJELLIME, REBESHE SHIU DHE TEMPERATURA DERI NË 34 GRADË! PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërSOT 4 KORRIKU, BEGAJ: MIRËNJOHËS DHE KRENARË PËR HISTORINË QË LIDH SHQIPËRINË DHE SHTETET E BASHKUARA