Politika në vend është përfshira në debate dhe përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Çështja “McGonigal” ashpërsoi më shumë tonet mes palëve. Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe mungesë transparencë, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor, kërkesë kjo që nuk është kundërshtuar dhe e konsideruar si absurde nga Rama.

Por ditën e sotme opozita do të zhvillojë protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë. Tubimi është njoftuar të mbahet në orën 12:00.

“Shqipërisë i dalim Zot”, kanë qenë slogani kryesor i opozitës.

Po ashtu këtë të premte pritet të jepet edhe vendimi për vulën e partisë opozitare më të madhe në vend, PD-së.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sqaruar se protesta nuk ka aspak lidhje me këtë çështje, por mbahet kundër rritjes së çmimeve, mungesës e transparencës nga qeveria, korrupsionit që ka përfshirë vendin, çështjen McGonigal.

Teksa është thirrur protesta e opozitës, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se nga ora 10:00 do të bllokohen disa rrugë deri në përfundim të tubimit.

Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Artikulli paraprakRESHJE SHIU DHE ULJE TEMPERATURASH, PARASHIKIMI I MOTIT
Artikulli tjetër37% E TE RRITURVE SHQIPTARË DO TË VUAJNË NGA OBEZITETI ME 2035