Ndonëse sot do të mbahet një protestë kundër qeverisë e thirrur nga opozita, duket se kryeministri Edi Rama është i qetë. Ai ka vijuar rutinën e tij të përshëndetjes së mëngjesit pa e përmendur këtë protestë. Rama ka zgjedhur një shkrim të një media irlandeze që e fut Shqipërinë në listën e destinacioneve të vitit 2018.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë artikull të medias irlandeze që e rendit Shqipërinë ndër destinacionet kryesore për të mos u humbur gjatë vitit 2018, ju uroj një fundjavë të mbarë ”, shkruan kryeministri në “Facebook”.
Protesta e opozitës pritet të nisë në orën 12:00, ndërsa nga rrethe të ndryshme të vendit janë nisur edhe autobusët me mbështetës të opozitës.