Maturantët në mbarë vendin do ti’ nënshtrohen ditën e sotme provimit të parë të detyrueshëm.
Janë rreth 3700 maturantë që do të testojnë njohuritë e tyre në gjuhët e huaja. Testimi nis në orën 10:00 dhe zgjat për 2 orë e 30 minuta.
Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë dhe ka 25 pyetje, 13 pyetje plotësohen me alternativë dhe 12 me zhvillim.
Gjuha e huaj është provimi i parë i Maturës Shtetërore, ndërsa ditët në vijim maturantët do të testojnë njohuritë dhe në dy provimet më të rëndësishme, atë të gjuhës shqipe e letërsisë dhe të matematikës.