Në tre qarqe të vendit shkollat, kopshtet dhe çerdhet ditën e sotme janë të mbyllura. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njoftoi dje se shkollat 9-vjeçare e të mesme në Tiranë, Durrës dhe Elbasan nuk do të zhvillojnë mësim ditën e sotme.

Në mbrëmje ishte ministrja Olta Xhaçka, që njoftoi se është marrë vendimi që po kështu të jenë pushim edhe kopshtet dhe çerdhet e qarqeve në fjalë. Gjithashtu, pushim do të kenë edhe punonjësit e administratës që kanë fëmijë në çerdhet, kopshtet dhe shkollat në këto qarqe.

“Duke pasur parasysh edhe faktin që ngjarja e fundit sigurisht që ka shkaktuar më shumë frikë e stres tek ata që janë edhe qytetarët më të vegjël të Tiranës, Durrësit dhe çdo zone të prekur nga tërmeti,

Ministria e Arsimit ka vendosur që dita e sotme të jetë pushim për shkollat 9 vjeçare dhe të mesme në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ndërkohë që është marrë vendimi që në keto tre qarqe do të jetë pushim edhe për kopshtet dhe çerdhet. Sa ju takon prindërve që punojnë në administratën shtetërore, të gjithë ata që kanë fëmijë në kopshte, çerdhe apo shkolla 9 vjeçare, sot mund të qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre” tha Xhaçka.

Artikulli paraprakRAMA MESAZH TË DYTË NGA AVIONI: MOS UA VINI VESHIN TË DALËVE NGA MENDJA! (PUBLIKON MOMENTET PREKËSE ME QYTETARËT)
Artikulli tjetërPOLITIKA “REFUZOHET” ME IKJE, 14 MIJË SHQIPTARË APLIKUAN PËR AZIL NË JANAR-KORRIK, RRITJE 24%