Rreth 550 mijë qytetare te Malit te Zi me të drejtë vote vendosin sot për të zgjedhur presidentin e këtij vendi në balotazhin mes kreut aktual te shtetit Millo Gjukanoviç, i cili po kërkon një mandat të tretë pesë vjeçar në këtë detyrë dhe ish ministrit të ekonomisë Jakov Millatoviç, një pro serb nga lëvizja me emrin Evropa Tani. Gjukanoviç është udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe president aktual i Malit të Zi. 61-vjeçari ka qenë në krye të politikës malazeze për më shumë se 33 vjet.

Kundërshtarët e kanë akuzuar prej kohësh Gjukanovic, një ish-komunist dhe Partinë e tij Demokratike të Socialistëve për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar dhe drejtimin e republikës së vogël buze Adriatikut, si prone të tij, akuza të cilat ai i ka mohuar. Rivali i tij Jakov Milatoviç, 37 vjeç, një ish-ministër i ekonomisë dhe nënkryetari i lëvizjes Evropa Tani, është zotuar të frenojë korrupsionin, të përmirësojë standardet e jetesës dhe të forcojë lidhjet me Bashkimin Evropian dhe me Serbinë. Ky i fundit pritet të marrë mbështetje nga partitë pro serbe. Mali i Zi, një vend me popullsi të madhe shqiptarësh etnikë, zëri i të cilëve pothuajse nuk është dëgjuar fare gjatë fushatës, ka një trashëgimi të ndarjeve të hidhura midis atyre që identifikohen si malazezë dhe atyre që e shohin veten si serbë dhe janë kundër pavarësisë së vendit.

Mali i Zi iu bashkua NATO-s pas një përpjekjeje për grusht shteti të vitit 2016, për të cilën qeveria e Gjukanoviç fajësoi agjentët rusë dhe nacionalistët serbë. Moska i hodhi poshtë pretendimet e tilla si absurde. Sondazhet nuk konsiderohen shumë korrekte në Mal të Zi, por ne raundin e pare Gjukanovic arriti të marrë 35.37% përqind të votave ndërsa në balotazh është shprehur i bindur fitore ndaj rivalit të tij.

Artikulli paraprakNIS NESËR KONVENTA NDËRKOMBËTARE E TURIZMIT/ RAMA: PLATFORMË DISKUTIMI DHE PROMOVIMI PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërSOT 32 VITE NGA MASAKRA E 2 PRILLIT/ BERISHA: SAKRIFICA E 4 MARTIRËVE U SHNDËRRUA NË NJË KUSHTRIM PËR MBARË SHQIPTARËT