Duke nisur nga dita e sotme rihapen fluturimet nga Aeroporti “Nënë Tereza”, vetëm për rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë, ndërsa për qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë do vazhdojë të ketë kufizime.

Në njoftimin e TIA bëhet e ditur se udhëtimet do të jenë vajtja dhe kthim nga Tirana në Athinë, Bari, Beograd, Vjenë, Venecia dhe Firence.

TIA i bën thirrje udhëtarëve të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë bëhet e ditur se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.

Fluturimet e konfirmuara 22.06.2020⠀⠀

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e sotme janë:⠀⠀

✈Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

✈Air Albania – Stamboll – Tiranë and Tiranë – Milano

✈Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim

✈Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

✈Austrian – Tiranë – Vjenë dhe Kthim

✈Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim

✈Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim

Për ditën e sotme është parashikuar edhe rinisja e transportit detar. Edhe kjo vlen vetëm për shtetasit italianë dhe të huaj të tjerë dhe shqiptarët që janë rezidentë në Itali, kanë një vizë pune apo për arsye shëndetësore.

Artikulli paraprak‘ÇDO TË THOTË TË JESH I MARTUAR ME BURRË ME NGJYRË?’/ RRËFIMI I SHQIPTARES NË SHBA: BËJA JETË TË DYFISHTË, PËR PRINDËRIT BASHKËSHORTI NUK EKZISTONTE
Artikulli tjetërSHTYHET SËRISH RIHAPJA E TRANSPORTIT PUBLIK, SHOQATA NUK HEQ DORË NGA KUSHTET