Ditën e sotme në Hagë pritet të mbahet seanca e radhës ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Javën e kaluar trupi gjykues ka dëgjuar edhe dëshmitarin e katërt të thirrur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në çështjen kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Prokuroria speciale i akuzon ish krerët e UÇK-së për tortura dhe krime lufte por ata dhe avokatët e tyre I kanë hedhur poshtë akuzat.

Artikulli paraprakGREQIA ‘NGJYROSET BLU’, MITSOTAKIS FITON ZGJEDHJET, RRËZON EDHE BASTIONET
Artikulli tjetërYURI KIM: SHBA, SHQIPËRIA DHE ALETATËT E NATO-S JANË MË TË BASHKUAR SE KURRË