Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e Vettingut deri në momentin kur të japë një vendim pas shqyrtimit në themel të këtij ligji.
Sot në orën 11:30, Ligji për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve iu nënshtrua testit të parë kushtetues në gjykatë. Trupa e Gjykatës kushtetuese zhvilloi seancën e parë në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve dhe kishte në fokus kërkesën e Partisë Demokratike per pezullimin e efekteve te këtij ligji deri ne përfundimin e shqyrtimit ne themel. Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve u miratua ne seancën e jashtëzakonshme te 30 gushtit vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita kundërshton si antikushtetues disa dispozita të tij. Në 5 tetor, Partia Demokratike e ankimoi këtë ligj në Gjykatë Kushtetuese duke kërkuar sëpari pezullimin ne tij dhe shpalljen si antikushtetues. Ligji ishte parashikuar të hyjë në fuqi më 7 nëntor.