Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë të Posaçme, ku pritet miratimi i një projektrezolute që dënon sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Rithemelimi dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për një projektrezolutë të përbashkët.

Rezoluta e përbashkët parashikon mbështetjen plotësisht të Rezolutës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023; hetimin ndërkombëtar dhe nxitjen për të vijuar dialogun me qëllim final njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Por nga ana tjetër, PD e Lulzim Bashës nuk bie dakord me këtë projektrezolutë, pasi thotë se nuk ka dënuar Serbinë. Për këtë arsye, ata kërkojnë që në rezoluta të pasurohet me 3 amendamente të propozuara prej saj. PD zyrtare kërkon që 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian të hedhin hapin për njohjen e Kosovës, të hiqen masat shtrënguese ndaj Kosovës si dhe të vendosen masa ndëshkuese për Serbinë.

Seanca e sotme pritet të jetë e gjatë dhe me debate, ndërsa do të ketë edhe 5 orë mocion me debat, ku deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do kenë mundësinë të diskutojnë për sulmin në veri të Kosovës.

Artikulli paraprakTEMPERATURA DERI NË 31 GRADË CELSIUS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërSOT NDESHJA SHQIPËRI-ÇEKI, BALLA: MASA DRASTIKE NË RAST DHUNE! NUMËR REKORD POLICËSH NË GATISHMËRI GJATË NDESHJES