Kryeministri Edi Rama sot do të prezantojë në Kuvend programin e tij politik të qevrisë për 4 vitetet e ardhshme.
Seanca e sotme parlamentarë që do të nisë në orën 10:00 do të ketë pyetje dhe diskutime dhe më pas do të marrë edhe votëbesimin e deputetëve. Qeveria e re do të nisë zyrtarisht punën pas betimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave tek Presidenti i Republikës, gjë që parashikohet të ndodhë pas kthimit të Ilir Metës nga Italia.
Programi 28 faqesh nis me një përmbledhje të mandatit të shkuar (2013 – 2017) dhe më pas vijon me ndryshimet që pritet të sjellë qeveria në sektorë të ndryshëm si ekonomia, drejtësia, shëndetësia, turizmi e deri tek politikat e jashtme dhe integrimi europian.