Sot skadon ultimatumi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç drejtuar autoriteteve kosovare që ta heqin taksën 100 për qind, në të kundërtë ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj vendit. Pavarësisht kësaj zyrtarët e Qeverisë së Kosovës janë të vendosur të vazhdojnë me aplikimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe të atyre boshnjake.

Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Endrit Shala, ka deklaruar për gazetëz “Zëri” se taksa do të mbetet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Arsyet se pse e kemi vendosur taksën kanë qenë pikërisht pengesat që Serbia e Bosnjë e Hercegovina ia kanë shkaktuar ekonomisë kosovare. Për këtë ne kemi vendosur taksën dhe ajo duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa të eliminohen arsyet, të cilat e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës të marrë një masë të tillë, edhe arsyet ekonomiko-politike”, ka thënë Shala.

Artikulli paraprakSHKON NË 41 NUMRI I VIKTIMAVE NGA SHPËRTHIMI I AEROPLANIT RUS
Artikulli tjetër10 FUTBOLLISTËT MË TË PAGUAR NË EVROPË