Sot në orën 09:00, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, do të kenë takime bilaterale me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas agjendës së bërë publike nga BE-ja dje, pas takimeve bilaterale do të pasojë takimi i përbashkët Borrell, Lajçak, Kurti e Vuçiç.

Pas këtyre takimeve do të ketë edhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili do të shpalosë detaje rreth takimit.

Kjo është hera e parë që Kurti e Vuçiçi takohen që prej 2 majit dhe i pari prej përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.

Artikulli paraprakMINISTRI GREK SOT NË TIRANË NË KUADËR TË PROCESIT TË BERLINIT, DO TË VIZITOJË NË BURG FREDI BELERIN
Artikulli tjetërBALLA E MINISTRI BRITANIK JENRICK INAUGUROJNË LABORATORIN E REFERENCËS SË ADN NË POLICINË E SHTETIT