Mot i vranët dhe shira të izoluar mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites. Sipas Meteoalb përjashtim bëjnë vetëm zonat bregdetare, të cilat paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Gjatë orëve të vona të pasdites dhe mbrëmjes kemi përmirësim të motit në vend.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C verilindja deri në 31°C ultësira perëndimore.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprakFALSIFIKUAN DOKUMENTE SHËNDETËSORE, KALLËZOHET PENALISHT ISH-KREU I AKU DHE KATËR MJEKË
Artikulli tjetërLËKUNDJA E DJESHME PASGODITJE E TËRMETIT TË 26 NËNTORIT