Së bashku me mbi 3.6 milionë shqiptarë në listat e zgjedhësve që janë thirrur sot për të votuar janë sigurisht edhe drejtuesit kryesorë të shtetit dhe të politikës që pritet t’i drejtohen kutive të votimit.
Kryeministri Edi Rama pritet të votojë rreth orës 9 në qendrën e tij të votimit në Surrel. Rama ashtu si çdo vit do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Po në orën 9 është parashikuar që të hedhë votën e tij i shoqëruar nga bashkëshortja edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Sa i përket drejtues tjetër të rëndësishme të shtetit shqiptare, kryeparlamentarja Lindita Nikolla pritet që të zgjedhë në orën 11:00 në qendrën e votimit e ngritur në shkollën “Kushtrimi Lirisë”në Njësinë Administrative nr. 1 në Tiranë.
Nga ana tjetër Sali Berisha do të votojë aty ku prej vitesh ka hedhur votën e tij, në shkollën 9 Vjeçare “Kosova”, në Njësinë Bashkiake nr. 2 në kryeqytet. Aleati i tij Ilir Meta voton edhe ai si gjithmonë në qendrën e votimit në ambientet e Kopshti nr.31, në rrugën “Pjetër Bogdani” në Njësinë Bashkiake nr. 5, i shoqëruar nga bashkëshortja, deputetja Monika Kryemadhi. Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, do të votojë në orën 9.45 pranë QV në Shkollën e Mesme Ekonomike, Përballë me pedonalen.