ot pritet të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Në garë janë 4 kandidatë, ndërsa një ditë më parë kreu aktual i KMSH, Skënder Bruçaj është tërhequr nga gara për një mandat të dytë.
Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar janë Islam Hoxha, kryetar i këshillit të përgjithshëm të KMSH, Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH, Ylli Gurra, myfti i Tiranës dhe Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës.

Do të jenë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë do të zgjedhin kryetarin për një mandat 5-vjeçar.

Rezultatet e votimit pritet të bëhen sot publike.

Artikulli paraprakKULT – AGIM KRAJKA
Artikulli tjetërERDOGAN KËRCËNON TË ZHBËJË REZULTATIN E ZGJEDHJEVE LOKALE