Ashtu sikurse është paralajmëruar, ditën e sotme (11 dhjetor) pritet të zhvillohet mbledhja e përgjithshme e prokurorëve për të zgjedhur listën e prokurorëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kjo mbledhje ka filluar në orën 09:00 në një hotel privat në Tiranë.

Thirrja e kësaj mbledhje vjen pasi më 27 nëntor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dërguar këtij institucioni listën e plotë të prokurorëve që kanë kaluar me sukses procesin e vettingut.

Artikulli paraprakKIRURGU SHQIPTAR BËN SUPERSHPIKJE, MAHNIT FUSHËN E MJEKËSISË
Artikulli tjetërRUÇI VIZITË NË MAQEDONI: NUK KEMI PROJEKT PËR SHQIPËRINË E MADHE, BASHKOHEMI NË BE