Lionel Messi, është një futbollist unikal, një ndër më të mirët që ka pasur historia e futbollit.

Mbi 500 gola të shënuar me Barcelonën janë vetëm një copëz e kësaj dëshmie, por nëse shpesh thuhet që ai është i rrallë, në Iran një djalosh është sozia identike e argjentinasit. Riza Parstih, i veshur me fanellën e futbollistit argjentinas, ka shumë punë për të bërë rrugëve të Iranit. “Kur Xavi zbriti nga autobusi më pa dhe më quajti “Messi iranian” dhe më dha fanellën e tij.

Një lokal donte të më paguante një shumë të lart, por nuk pranova. Jam përpjekur për t’i dërguar disa herë mesazh Messit, por nuk ka rezultuar me sukses. Mendoj se Xavi i ka thënë se ka dhe një Messi iranian”, ka thënë ai. Siç shihet dhe nga fotot ngjashmëria e tij me “pleshtin” është e madhe.

Artikulli paraprakAPPLE KA GJETUR MËNYRËN PËR TË KARIKUAR IPHONE ME WI FI?
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT I SHOQËRUAR ME VRANSIRA TË LEHTA