Kompania e Elon Musk, SpaceX ka shtyrë lëshimin e raketës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë. Raktea Starship ishte planifikuar të lëshohej sot pasdite, por SpaceX njoftoi në minutën e fundit anulimin.

Elon Musk përmes një postimi në Twitter, tha se shkak për anulimin u bë një “valvul presioni e ngrirë” dhe për këtë arsye lëshimi i raketës do të planifikohet përsëri pas ditësh. Mijëra njerëz ishin mbledhur në plazhet përgjatë Gjirit të Meksikës me shpresën për të parë spektaklin. Starship është pothuajse 120 metra e lartë dhe ka gati dyfishin e vrullit të çdo rakete tjetër në histori. Raketa pa ekuipazh ishte planifikuar të nisej nga një bazë në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Synimi ishte që ajo të fluturonte në drejtim të lindjes dhe të përfundonte një qark të globit për rreth 150 minuta. Tani do të duhet një minimum prej 48 orësh që raketa të mund të bëhet gati për lëshim.

Artikulli paraprakIZMIR SMAJLAJ I PAFAJSHËM PËR DOPING, ATLETI SHQIPTAR KISHTE QENË I PEZULLUAR PËR NJË KOHË TË GJATË
Artikulli tjetërVELIAJ: BERISHA E KA BASHKINË E SHKODRËS, PSE NUK I KA BËRË ATJE GJËRAT FALAS?