Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ shkruan :
Kemi ndërtuar një program 4 vjeçar, i cili parashikon investime dhe shërbime të përmirësuara për çdo rajon të Shkodrës. Kam kënaqësinë që gjatë ecjeve dhe bashkëbisedimit me qytetarët, t’ju a prezantoj vizionin tonë, i cili e sheh Shkodrën kryeqendër të zhvillimit ekonomik e turistik. Ka shumë për të bërë dhe jam i vetëdijshëm se ato që kemi realizuar deri më sot janë vetëm fillimi i asaj që do të pasohet në këtë 4 vjeçar në vazhdim. “Bashkë Fitojmë” dhe punojmë për t’i dhënë Shkodrës vendin që i takon.