Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia u bë pjesë e përballjes së ofertave politike, një nismë e rrjetit të 12 organizatave të shoqërisë civile shqiptare, i organizuar nga Intelektualët e Rinj Shpresë. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë dhe përfaqësuesit e këtyre organizatave, Spahia foli mbi programin e tij 4 vjecar të drejtimit të bashkisë, por edhe modelit të ngritur në këtë 1 vit pune si kryebashkiak i dalë pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit. Mirëmenaxhim i fondeve publike, transparencë, shpërndarje e barabartë e shërbimeve dhe investimeve ka qënë kryefjalë e punës tha Spahia.

Një përgjigje kandidati Bardh Spahia e kishte edhe për kundërshtarin politik i cili e ka cilësuar Bashkinë Shkodër si një bashki të mbyllur.

Rinia do të ketë një zë të veçantë në punën e bashkisë Shkodër 4 vitet e ardhshme, e kjo është dëshmuar edhe në këtë mandat tha Spahia, i cili u ndal tek puna e bërë me investimet, përmirësimin e shërbimeve etj. Në fund ai firmosi edhe kontratën sociale 2023-2027 ku janë marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e grupeve të ndryshme të qytetarëve brenda territorit të Bashkisë Shkodër, me një fokus të veçantë për grupet e cenueshme.

Artikulli paraprakSHKRELI: DO VIJOJMË INVESTIMET NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërHILA: INFRASTRUKTURA NË KARMË EMERGJENTE