Kryetari I bashkisë Shkodër Bardh Spahia a bërë përgjegjës kopmaninë KESh për situatën e krijuar në territorin e kësaj bashkie. Nga Obot, Spahia kërkoi që qeveria të marra masa konkrete për ndalimin e këtij fenomeni që po dëmton qindra familje ndërsa shtoi se ka dyshime të forta për mënyrën sip o menaxhohet kaskada e Drinit këto ditë.
Në të njëjtën linjë është edhe administratori I njësisë Ana e Malit, Arben Ceni.
Banorët në këtë njësi administrative janë përballur 3 herë me përmbytje prej muajit nëntor, nga ku janë dëmtuar të gjitha tokat bujqësore të cilat kanë qenë të mbjella me kultura të ndryshme.