Në Shkodrën e artit dhe kulturës, aty ku gjendet një pjesë e identitetit të këtij qyteti nuk kishte si të mbyllej ndryshe dita e fundit e fushatës elektorale veçse në një takim me kontributorët kryesor të saj. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia u takua me artistët shkodranë ku prezantoi programin e tij 4 vjeçar për kulturën.
Rikonstruksioni i plotë i teatrit “Migjeni”, rrjeti i ri i muzeve, qendra kulturore dhe afrimi i të rinjve në trupat artistike janë prioritetet kryesore që paarshikon ky program.
Artistët vlerësuan punën në këtë 1 vit si kryebashkiak të zotit Spahia, duke e quajtur shenjë shpresë për artin e kulturën qasjen e treguar.
Programi ynë e kthen Shkodrën në epiqendrën e jetës kulturore e artistike në të gjithë Shqipërinë e rajonin tha në mbyllje kandidati Spahia, i cili mori mbështetjen e artistëve.