“Institucionet arsimore kanë qënë këtë vit në fokus të investimeve dhe do të vazhdojnë të jenë prioriteti ynë kryesor”. Ky ishte mesazhi që përcolli kandidati për kryetar i bashkisë Shkodër i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia me edukatoret e kopshtëve dhe çerdheve. Spahia përmendi risitë që kanë patur investimet në fjalë, duke patur si qëllim kryesor rritjen e standardeve në këto godina.

Drejtuesit e kopshteve dhe çerdheve si dhe edukatorët duke i cilësuar të rëndësishme këto ndryshime, kërkuan të vazhdohet me këto ritme.

Fëmijët dhe stafet edukative meritojnë më shumë pasi e ardhmja ju përket atyre tha Spahia, duke i ftuar të vazhdojnë këtë bashkëpunim të nisur edhe për 4 vitet në vazhdim.

Artikulli paraprakATLETIKË, NDEROHEN VILDAN TUFI DHE GËZIM MEMA
Artikulli tjetërBECI: INFRASTRUKTURA FOKUSI KRYESOR