Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia mori mbështetjen e banorëve të rajonit nr.5 për zgjedhjet e 14 Majit, ndërsa zhvilloi takimin përmbyllës të fushatës elektorale në këtë zonë. Në fjalën e tij, Spahia deklaroi se kundërshtarët politik kanë zgjedhur modelin e gabuar duke mashtruar shkodranët dhe nuk kanë për t’ja dalë sepse Shkodra nuk merret përmes shantazheve e presioneve. Modeli ynë janë qytetarët dhe një program që zgjidh problemet e tyre shtoi ai.

Pas kandidatit të Edi Ramës janë bandat dhe njerëzit që duan të uzurpojnë dhe shkatërrojnë Shkodrën tha Spahia, por që nuk kanë për t’ja arritur pasi qytetarët do t’i japin ndëshkimin me votë.

Edhe në këtë rajon banorët shprehen bindjen se fitorja e kandidatit Spahia dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të jetë e padiskutueshme.

Artikulli paraprakAKTIVITETI “ART, ZEJE, SPORT” NË SHKOLLËN “NDRE MJEDA”
Artikulli tjetërSPAHIA TAKIM ME TË PËRNDJEKURIT POLITIK