“20 shkurti është dita në të cilën të gjithë demokratët do t’i tregojnë kësaj qeverie të mbushur nga skandalet se kush është shumica e vertetë”. Ky ka qënë mesazhi që ka përcjellë në një takim me banorët e Postribës, anëtari i kryesisë së rithemelimit të Partisë Demokratike Bardh Spahia. Ai është takuar me banorë të zonës ku ka denoncuar sërish vjedhjen që u bë nga bandat në zgjedhjet e 14 Majit në Shkodër, por ka renditur edhe aferat korruptive sipas tij tashmë të qarta edhe në sytë e ndërkombëtarëve të qeverisë Rama, mes të cilave edhe skandalin McGonigal.

Nga ana tjetër Spahia është ndalur tek roli i Postribës në lëvizjen antikomuniste si e parazonë që nuk pranoi terrorin komunist, e sot është sërish e para në mbështetje të opozitës së bashkuar. Spahia preku edhe plagën e trishtë të shpopullimit të Shqipërisë e në mënyrë të veçantë të Shkodrës, ku shkaktare kryesore është kjo tha ai.

Të pranishëm ne këtë takim kanë qënë edhe anëtarë të këshillit bashkiak të Shkodrës, drejtues të rithemelimit të PD në Postrivë si dhe banorë e simpatizantë të cilët kanë garantuar mbështetjen e tyre për protestën e 20 shkurtit në Tiranë.

Artikulli paraprakLEZHË, DEGRADON RRUGA SPITEN-SUPERSTRADË
Artikulli tjetërPROKURORIA KËRKESË EKSTRADIMI PËR IBRAHIM LICIN