Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia zhvilloi një takim me të rinjtë dhe të rejat e qytetit, ku në fokus ishte diskutimi i problematikave me të cilat ato përballen dhe gjetjen e rrugëve të zgjidhjes. Ajo që mbetet shqetësimi kryesor është largimi i rinisë, plagë për të cilën Spahia theksoi se duhet punë dhe koordinim i të gjitha institucioneve shtetërore për ta frenuar këtë hemoragji.

Spahia u ndal tek modeli që ai ka ndjekur prej marrjes së detyrës, atë të kthimit të bashkisë në një institucion të hapur.

Kryebashkiaku Spahia u ndal tek investimet që ka realizuar bashkia që ai drejton, ndërsa theksoi vështirësitë e krijuara pasi mbështetja qeveritare sipas tij ka munguar.

Të rinjtë parashtruan problematikat kryesore me të cilat hasen në këtë bisedë me kryebashkiakun e Shkodrës. Në mbyllje të fjalës së tij Spahia foli për finalizimin e planit strategjik rinor dhe krijimin e këshillit rinor vendor, që do të jenë zëri i rinisë për zgjidhjen e problematikave dhe thithjen e ideve të tyre.

 

Artikulli paraprakKRISTIAN SHKRELI KANDIDAT I PS PËR BASHKINË VAU DEJËS
Artikulli tjetërSHQIPTARI NGA SHKODRA JEP NDIHMËN E TIJ PËR TË PREKURIT NGA TERMETI NË TURQI E SIRI