Me banorët e Shoshit e zhvilloi takimin e radhës kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia, i cili mori mbështetjen e tyre për 14 Majin. Në fjalën e tij Spahia theksoi rëndësinë jetike që ka ndërtimi i rrugës së Dukagjinit, për të cilën foli mbi përpjekjet që ka bërë bashkia Shkodër dhe indiferentizmin që ka marrë si përgjigje nga qeveria Rama. Ai listoi edhe problematikat me certifikatat e pronësisë që pengojnë investimit dhe zhvillimin e pronës.
Deklaratat e kryeministrit Rama ose votën ose nuk ka investime, Spahia i cilësoi tentativa për të gjunjëzuar Shkodrën por që nuk ka për t’ja dalë dhe përgjigjia i vjen në 14 Maj.
Spahia foli për nismat që ka ndërmarrë për të sjellë investime në Shkodër, pas bllokadës qeveritare.
Edhe banorët e Shoshit permenden sjelljen diskriminuese që qeveria Rama ka patur me Shkodrën.
Zhvillim i infrastrukturës në shërbim të turizmit, Mbështetje për sektorin e Bujqësisë dhe promovim i vlerave që ka krahina e Dukagjinit janë disa prej pikave të programit të kandidatit Spahia.
https://youtu.be/GnwmhAsU3LM