Me biznesin e vogël në Zdrale zhvilloi takimet e radhës kandidati për bashkinë Shkodër i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia. Ai mori mbështetjen e tregtarëve për betejën e 14 Majit, të cilën e cilësoi të rëndësishme për fatin e bashkive në të gjithë Shqipërinë, e ku fitorja nis nga Shkodra.
Gjatë bashkëbisedimit me tregtarët, Spahia theksoi politikat fiskale që ka ndjekur pushteti vendor, duke mbështetur biznesin si motori kryesor i ekonomisë.
Në 4 vitet në vazhdim do të punohet për të ndërtuar një rrjet të ri tregjesh në Shkodër, ku të përmirësohen kushtet e tregtimit e mbylli fjalën e tij Spahia. Shkodranët kanë vetëm një alternativë, votën për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.