Në fshatin Oblikë të njësisë administrative Ana e Malit ku zhvilloi takimin përmbyllës elektoral, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia ju kërkoi banorëve të kësaj zone dhe gjithë bashkisë Shkodër që në 14 Maj t’i japin përgjigjen e merituar me votë qeverisë Rama për diskriminimin e bërë në këto 10 vite.

Alternativa e vetme është ajo që ne kemi prezantuar tha Spahia, e cila garanton në 4 vite investime dhe zhvillim të Anës së Malit dhe gjithë territorit të bashkisë SHkodër.

Një apel të drejtëpërdrejtë Spahia e bëri për të gjithë votuesit shkodran që të refuzojnë shit – blerjen e vonës, skema që edhe në këto zgjedhje kanë nisur të aplikohen.

Kandidati Spahia zhvilloi një takim edhe me banorët e fshatit Obot ku diskutoi problematikat që ato hasen, ku shqetësimi kryesor mbeten përmbytjet dhe mungesa e investimeve dhe dëmshpërblimeve ndër vite nga qeveria Rama.

Gjithashtu ai inspektoi edhe disa punime që po realizohen në këtë njësi në infrastrukturën rrugore. Në 14 Maj banorët e Anës së Malit i dhanë mbështetjen kandidatit Bardh Spahia duke i uruar fitore.

Artikulli paraprakZEF HILA PREMTON INVESTIME NË NËNSHAT
Artikulli tjetërBECI TAKIM ME TË RINJTË E QYTETIT