Në një vit drejtimi të bashkisë Shkodër realizuam investime dhe punë konkrete në qytet dhe njësi administrative, edhe pse patëm një këshill bashkiak kundër. Prandaj në 14 Maj është momenti për të zgjedhur jo vetëm Bardh Spahinë në krye të bashkisë, por edhe kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këshillin bashkiak. Ishte kjo ftesa që ju bëri banorëve të Grudës kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia.

Fushatë e bazuar mbi mashtrime 3D dhe një kandidat që fshihet nga logoja dhe sigla e partisë socialiste pasi ka frikë të shkojë tek qytetarët si përfaqësues i Edi Ramës, e cilësoi Spahia modelin që po ndjek rivali i tij në këtë garë. Ai shtoi se alternativa e tij është ajo e punëve konkrete dhe investimeve që transformojnë Shkodrën.

Mbështetja në Grudë dhe cdo fshat të njësisë administrative Rrethina do të jetë maksimale për Bardh Spahinë u shprehen banorët.

Për këtë njësi administrative pas 14 Majit nisin një paketë e plotë investimesh të parashikuara në programin e kandidatit Spahia.

Artikulli paraprakDOSHI NË OBLIKË: TË BASHKUAR FITOJMË
Artikulli tjetërSPAHIA: RAMA E PERSEKUTOI SHKODRËN PËR 10 VITE