Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes së Rusit në kuadër të fushatës elektorale.
Duke i’u premtuar më shumë mbështetje për ta pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Spahia u njoh edhe me problematikat e këtyre banorëve të cilat konsistojnë në papunësi, rritje taksash, çmime të larta dhe emigrim masiv drejt vendeve evropiane. Spahia rënditet i katërti në listën e Partisë Demokratike të Shkodrës, ku nësei referohemi rezultateve të zgjedhjeve të tjera ai është në zonën e sigurtë. Në këtë fushatë elektorale, ai ka zgjedhur të takohet me njerëzit derë më derë për të kërkuar votëbesimin e tyre.