Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Shkodër Bardh Spahia zhvilloi takimin përmbyllës me banorët e rajonit nr.2, ku mori mbështetjen masive të tyre për zgjedhjet e 14 Majit. Në fjalën e tij Spahia tha se në gjithë këtë fushatë kundërshtarët politik që për 10 vite persekutuan Shkodrën, edhe në këto ditë nuk rreshtën se hedhuri baltë ndaj saj. Mashtrimet janë kryefjalë e tyre prandaj shkodranët do t’i refuzojnë me votë tha ai.

Spahia foli për investimet e realizuara dhe ato të parashikuara për këtë 4 vjeçar.
Përpara banorëve të këtij rajoni, kandidati Spahia e bëri të qartë se Shkodra nuk ka 2 alternativa por vetëm një dhe se qytetarët e saj nuk mund ta lënë drejtimin e bashkise në duart e atyre që kanë patur rastin të tregojnë vemendje por vetëm e persekutuan Shkodrën.

Fryma e fitores po ndjehet në cdo lagje dhe njësi administrative të Shkodrës prandaj le të mos ndalemi në këto ditë të mbetura për ta thelluar atë e mbylli fjalën e tij Spahia.

Artikulli paraprakSPAHIA: NË 14 MAJ VOTONI KOALICIONIN “BASHKË FITOJMË”
Artikulli tjetërBENET BECI TAKOHET ME BANORËT E LAGJES “XHABIJE”