Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia ishte në njësinë administrative të Berdicës ku pa nga afër disa prej segmenteve rrugore që do t’i nënshtrohen rikonstruksionit, falë projekteve që janë hartuar nga Bashkia Shkodër. Më pas gjatë takimeve me banorët, ai foli për planin 4 vjeçar të drejtimit të këtij institucioni dhe investimeve që janë parashikuar për këtë njësi, pasi janë evidentuar në bashkëpunim me banorët nevojat prioritare. Megjithatë shumë prej problematikave lidhen me qeverisjen qëndrore dhe abuzimin që kryejnë drejtoritë rajonale në Shkodër.
Fryma e fitores së 14 Majit duhet të përcillet tek cdo banor, pasi Shkodra nuk do t’i nënshtrohet asnjë lloj presioni të mazhorancës, apo mashtrimeve me skema 3 D.
Për Berdicën plani i mirëstudiuar parashikon një seri investimesh dhe përmiresimi të shërbimeve tha Spahia.
Banorët e kësaj zone i dhanë mbështetjen kandidatit Bardh Spahia dhe shprehen garancinë për fitore në 14 Maj.