Shkodrën nuk mund ta nënshtrojë askush dhe në 14 Maj qytetarët e saj do t’ja japin përgjigjen e duhur qeverisë Rama. Kështu u shpreh kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia gjatë një takimi me të rinjtë e rajonit 3. Problematikat me të cilat hasen të rinjtë janë të shumta dhe fatkeqësisht po zgjedhin ikjen, kur resurset që ka Shkodra e SHqipëria mund t’u sigurojnë të ardhmen këtu tha Spahia. Sa i përket investimeve ai ishte i qartë kur theksoi se Bashkia Shkodër nuk është bërë pengesë në asnjë rast, por ka munguar vullneti i qeverisë.

Programi 4 vjeçar që kemi hartuar e çon Shkodrën aty ku i takon tha kandidati Spahia.
Zgjerim i tregut të punës përmes investimeve të huaja, më shumë terrene sportive e aktivitete kulturore, zhvillim i turizmit që sjell rritje ekonomike, janë fokusi i programit të kandidatit Bardh Spahia. Në mbyllje të rinjtë garantuan se vota e tyre shkon për koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatin Bardh Spahia

Artikulli paraprakHILA: INFRASTRUKTURA NË KARMË EMERGJENTE
Artikulli tjetërHILA: INVESTIME ME RËNDËSI NË VAU DEJËS