Frymë fitoreje dhe mbështetje masive e qytetarëve shkodranë ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia. Në rajonin 3 ku zhvilloi takimin përmbyllës të fushatës elektorale, Spahia falënderoi bashkëqytetarët shkodranë për këtë entuziasëm, ndërsa garantoi se në 4 vite ndryshime të mëdha do të realizohen në këtë bashki përmes programit të hartuar nga ekspertët më të mirë.

E deleguara politike Greta Bardeli kërkoi që fitorja e madhe e 14 Majit të paraprihet nga ky rajon.

Duke shprehur besimin tek fitorja e 14 Majit, banorët e këtij rajoni theksuan se zgjedhja e vetme dhe e duhura për Shkodrën është Bardh Spahia dhe jo vota për kthimin pas në 1944-en, kur vendi ra në duart e komunizmit.

Vota për nr.2 Bardh Spahia dhe koalicionin “Bashkë Fitojmë” është zgjedhja që Shkodra do të bëjë masivisht në 14 Maj ishte mesazhi që mbylli këtë takim.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: 9 MAJ DITA E EVROPËS, ËSHTË AJO QË NA BASHKON TË GJITHËVE
Artikulli tjetërDVP SHKODËR KONTRROLL INTENSIV NË SHKODËR, JA RASTET E SHKELJEVE RRUGORE