Kryetari i bashkise Shkoder Bardh Spahia, njeheresh kandidat i koalicionit “Bashke Fitojme” per bashkine, ka zhvilluar nje takim me edukatore/e te kopshteve dhe çerdheve. Spahia thote se arsimi mbetet nje shtylle e forte, e cila do te kete mbeshtetjen maksimale te bashkise.

“Arsimi mbetet një shtyllë e fortë e cila do të ketë mbështetjen maksimale të Bashkisë Shkodër. Ky vit ishte një sfidë përsa i përket investimeve që kemi kryer në shkolla, kopshte e çerdhe, duke krijuar kushte bashkëkohore në këto institucione arsimore.

Pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me edukator/e të kopshteve e çerdheve, ku folëm për këtë çasje të re, por edhe nevojat që kanë për të cilat do të punojmë në vazhdimësi që t’i përmirësojmë.

🔹Eleminimi i ngrohjes me gaz dhe zëvëndësimi me kaldaja dhe sisteme bashkëkohore.
🔹Rritje të numrit të kopshteve që ofrojnë shërbimin e drekës.
🔹Investime për eficiencë energjitike të ndërtesave dhe vendosja e paneleve diellore per kopshtet.
🔹Edukator shtesë për fëmijët PAK dhe përjashtimi nga tarifat e frekuentimit të kopshtit për këto fëmijë.

Janë këto ndryshime që i kemi nisur dhe do t’i shtrijmë në të gjitha këto institucione. Fëmijët dhe stafet edukative meritojnë më shumë dhe e ardhmja ju përket atyre.

#BashkëFitojmë
#votoBardhSpahia2️⃣
#votoBashkëFitojmë1️”

Artikulli paraprakRUMBULLAKU: KRIMI NA KA VENDOSUR NË SFIDA TË MËDHA, TË BASHKËPUNOJMË PËR TA LUFTUAR
Artikulli tjetërVENDIMI I KUSHTETUESES PËR BORDIN E KARBURANTEVE, TABAKU: I PAPLOTË, GJYKATA DUHET TA KISHTE NDËRPRERË MENJËHERË