Të përndjekurit politik dhe familjet e persekutuara gjatë regjimit komunist në Shkodër, i dhanë mbështetjen e tyre kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia. Ata shprehen bindjen se fitorja do të jetë e thellë në 14 Maj, ndërsa i bënë apel qytetarëve të tregojnë kujdes duke mos gabuar që të votojnë rënien e Shkodrës në duart e pinjollëve të atyre që ekzekutuan, burgosën e internuan qindra familje për afro 50 vite.

Kandidati Bardh Spahia e cilësoi të turpshme që sot në krye të qeverisë janë mbi 80% bij si dhe nipër e mbesa të përfaqësuesve të byrosë politike.

Nuk duhet që biem pre e tentativave të tyre për të nxitur përcarje mes nesh, tha Spahia duke premtuar se për këtë shtresë do të bëjë më shumë.

Shkodra si qyteti simbol i rezistencës antikomuniste, do të tregojë edhe në 14 Maj se mbetet kështjellë e paprekur e lirisë dhe demokracisë.

Artikulli paraprakSPAHIA: KUNDËRSHTARËT PO BËJNË SHANTAZHE DHE PRESIONE
Artikulli tjetërBEN BLUSHI PROMOVON LIBRIN “41 SEKRETE”