Pak ditë pas vizitës së tij në kampet e azilantëve shqiptar në Gjermani, drejtuesi i departamentit të emigracionit në Partinë Demokratike Bardha Spahija shprehet se arsyet e eksodit të shqiptarëve vijnë si shkak i keqeverisjes nga dyshja Rama-Meta.

 

Zgjidhja për të ndalur këtë eksod shprehet Spahija nis që nga njohja e këtij fenomeni nga kryeministri Rama.

SPAHIJA: QEVERIA E KAPUR NGA KRIMI DHE KRIMINELËT

Kreu i departamentit të emigracionit thotë se kryeministri dhe qeveria abuzojnë kur thonë se Shqipëria është shpallur vend i sigurtë.

Gjatë vizitës në kampet e qeverisë Spahija thotë se azilkërkuesit shqiptar nuk e kanë konceptuar se si kryeministri Rama bën një ekspozitë atje duke mos preferuar të takojë bashkëqytetarët e tij.

Bardh Spahija ishte në Gjermani teksa takoi nga afër qytetarët shqiptar azilkërkues duke parë nga afër situatën e tyre dhe duke biseduar me tam bi shkaqet që i detyruan të largohen.

Artikulli paraprakNDIHMA EKONOMIKE, MESI: PAGUAJMË 7.2 MLN EURO NË VIT !
Artikulli tjetërSHTËPIA E TË MOSHUARVE FESTON 1 TETORIN