Deputeti Edmond Spaho në seancë e sotme plenare në Kuvend ka ngritur shqetësimin për radhën e diskutimeve, duke theksuar se është i renditur prej muajsh i fundit. Nuk kanë munguar edhe ndërhyrjet nga kryeministri Edi Rama i cii u shpreh: ‘Ëmbëlsira për në fund.’

Pjese nga diskutimi:

Spaho: Dua të sjell në vëmendje një problem që është bërë kronikë për radhën e diskutimeve. E ka thënë se një grup deputetësh po i trajtoni si armiq. Në çdo listë diskutimesh ne jemi të renditur të fundit, përse mbahet ky qëndrim. Rregullorja thotë e bëj unë deklarimin, na trajtoni me dinjitet së paku, alternojini tek lista. Kjo është e turpshme.

Rama: Ëmbëlsira në fund.

Spaho: Ëmbëlsia më e madhe jeni ju. Ti tek Ura e Lanës e ke marrë edukatën.

Artikulli paraprakCEREMONIA PËR EMËRIMIN E KREUT TË POLICISË SË SHTETIT, RRUMBULLAKU: BETOHEM PËR TË MBAJTUR ME NDER FLAMURIN! DREJTORI I RI RADHIT PRIORITETET
Artikulli tjetërSHKODËR, KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR: JO GJAKDERDHJE O VËLLEZËR, POR DURIM E FALJE